E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zelanda e Re kualifikohet për Botëror

Rory Fallon shënoi në pjesën e parë për ti siguruar Zelandës së Re fitoren 1-0 ndaj Bahrejnit dhe kualifikimin për në Kampionatin botëror 2010.

Portieri Mark Paston priti një penallti në pjesën e dytë duke ruajtur epërsinë e Zelandës së Re në ndeshjen e dytë të play-offit nga Azia/Oqeania pasi takimi i parë në Manama kishte përfunduar baras 0-0.

Zelanda e Re, kampion i zonës së Oqeanisë, për herë të fundit ishte paraqitur në një Kampionat botëror në Spanjë më 1982.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›