E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dunga: Ronaldinjon dua ta shoh më shumë me Milanin

Milano - Trajneri i Brazilit, Karlos Dunga, ishte i pranishëm mbrëmë në “San Siro” për të ndjekur nga afër disa nga lojtarët e tij që luajnë në radhët e Milanit. Dunga ka folur rreth Ronaldinjos, duke dhënë edhe opinionin e tij.

"Personalisht dua ta shoh të luajë më shumë Ronaldinjon, sepse kur ai luan tek Milani ka më shumë spektakël. Në kombëtare Dinjo mund të luajë tërë takimin, por me Milanin nuk po ndodh kjo gjë. Këto janë zgjedhjet e trajnerit Ançeloti, dhe ne duhet t’i respektojmë", deklaroi Karlos Dunga në përfundim të takimit Milan-Torino.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›