E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robinjo bie dakort me londinezet e Celsit

"Dua ta le Realin e Madridit". Robinjo i ka komunikuar zyrtarisht Mijatovicit qellimet e tij ne mbledhjen e se heses se kaluar. Braziliani kerkon te shkoje te Celsi me te cilin e ka gjetur marreveshjen. Ne 10 korrikun e kaluar, agjenti i Robinjos, Vagner Ribeiro ka fluturuar ne Londer ku ka takuar drejtorin sportiv te bluve, Frenk Arnesen dhe trajnerin Felipe Skolari. Celsi i ka derguar nje faks Realit te Madridit te firmosur nga Piter Kenion me te cilin zyrtarizoi interesimin e tij per brazilianin. Ne faks nuk kishte asnje referim ekonomik per shumen te cilen ka ndare menjane Celsi per Robinjon. Megjithate, Reali i Madridit do heqe dore nga lojtari vetem nese do te arrinte te Kristiano Ronaldo. Per Robinjon, madrilenet kerkojne 45 milione euro, cka do t'i ulte shume shpenzimet e tyre per te sjelle ne Madrid Kristiano Ronaldon, portugezin e Manccester Junajtid, te cilin Ferguson nuk e le t'i ike pa 100 milione euro.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›