Kakane as 100 milione euro s'e largojne nga Milani
Per Milanin ai eshte i pashitshem, por per Celsin dhe pronarin e tij Roman Abramovic parate mund t'i ndryshojne mendjen edhe nje klubi si Milani per te hequr dore nga Rikardo Kaka. Blute e Londres kane ofruar 100 milione euro per yllin brazilian dhe nese ky transferim do te mbyllej, atehere do te ishte me i shtrenjti ne historine e futbollit boteror. Lajmi eshte bere i ditur nga e perditshmja angleze "The Guardian", e cila citon zedhenesin dhe mikun e ngushte te Kakase, Diogo Kotsco, i cili ben te ditur se tratativat jane ne rruge te mbare dhe eshte hera e pare qe ato kane shpresa te mbyllen ne menyren me te mire. Gazeta angleze nenvizon gjithashtu faktin se ardhja ne Milano e Ronaldinjos si dhe gjendja e veshtire financiare e klubit e ardhur si pasoje e mosmarrjes pjese ne Ligen e Kampioneve, mund t'i detyroje drejtuesit italiane te heqin dore nga ylli i tyre. Por, i menjehershem ka qene kunderpergjigja e Milanit, qe nepermjet zevendespresidentit, Adriano Galiani ka bere te ditur se Rikardo Kaka eshte i pashitshem, sado e larte te jete shifra qe ofrohet per te.