Lampard ne Kine me Celsin, Interi merzitet
Frenk Lampard do te niset ne oret e ardhshme me Celsin per nje turne ne Lindje. Emri i tij shfaqet mes te grumbulluarve te tjere ne sajtin e bluve. Ky nuk eshte nje lajm i mire per Interin, qe priste nga lojtari nje shfaqje te plote te vullnetit per te ndryshuar ambient. Por per Moratin shpresat nuk duhen humbur. Merkatoja eshte ende e gjate dhe ka plot kohe per ta sjelle anglezin ne Apiano. Sikunder nuk mungojne dhe alternativat. Interi ka ne plan te nise nje ofensive per Ksabi Alonson nese Lampard nuk vjen. Liverpuli eshte i gatshem ta shese dhe zikalterit po studiojne levizjet. Murinjo do nje mesfushor krahu (mban hapur pisten qe te con te Kuarezma), por nuk do te thoshte jo per nje mesfushor qendre. Dhe spanjolli i te kuqve e ka bere gati valixhen prej kohesh, pasi me pare ate kerkonte ta merrte Juventusi, por kesaj radhe eshte Interi, i cili do investonte te mesfushori i Kombetares spanjolle nese Lampard nuk do te vinte.