Arsenal armesh ne shtepi
TIRANE - I gjendet nje arsenal armesh ne shtepi, vihet ne pranga nje 58-vjecar. Dy dite me pare, policia e kryeqytetit ka ushtruar kontroll ne banesen e nje qytetari dhe ka gjetur, automatike, pistolete dhe fisheke. Burime nga Policia e Tiranes, zyrtare thane se patrullat e Komisariatit numer 6, pergjate oreve te vona te dy diteve me pare kane realizuar kapjen dhe me pas arrestimin ne flagrance te Sinan Nozllit, 58 vjec, lindur dhe banues ne Yzberisht, Tirane. Nga te dhenat, eshte bere e ditur se, arrestimi i tij eshte kryer, sepse rreth ores 16:00, pergjate nje kontrolli ne baneses e tij, i jane gjetur 3 arme zjarri dhe nje sasi e konsiderueshme me fisheke. Gjate kontrollit, policia ka sekuestruar si prova materiale, nje automatik "Kallashnikov", nje pistolete e tipit "TT", nje pistolete tip "Bereta". Gjithashtu jane sekuestruar dhe dy arka te pa hapura me fishek, si dhe nje sasi e konsiderueshme fishekesh te kalibrave te ndryshem. Mbi te ndaluarin rendon akuza e "prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe municionit".
A. C
A. C