E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tradhtia e ka emrin burre apo grua?!

Psikologet jane te mendimit se shumica e femrave tradhtojne per t' u ndjere emocionalisht mire dhe jo thjesht per nevoja seksuale. Meshkujt nga ana e tyre pohojne krejtesisht te kunderten, duke theksuar se ata tradhtojne me shume per te permiresuar ekuilibrin e tyre seksual se sa ate emocional

Ju a jeni e sigurt per veten tuaj dhe akoma me teper per partnerin tuaj? Besoni se po te ndodheni perballe nje bukuroshi, dy metra, me sy te kalter, do te mund t'i thoni 'jo" ngacmimeve te tij erotike? Nga ana tjeter, a do te rezistoje partneri juaj ndaj nje bukurosheje, me lekure te tejdukshme e cila eshte edhe e zgjuar dhe ka humor? Ne vendosem te analizojme kete teme kaq delikate dhe te vjeter sa vete bota, te hedhim nje veshtrimin te shpejte ne mekatet tona si dhe t'iu ofrojme menyra per te kuptuar nese partneri juaj ... shetit lule me lule. Sepse, le te themi te verteten, monogamia eshte e mrekullueshme, por tradhtia eshte teper e kendshme... kur lexon rreth saj.

AI

Pi alkool

Sipas sondazheve ka rezultuar se meshkujve, te cileve ju pelqen alkooli besojne se tradhtia nuk eshte gje e keqe. Ndersa vetem 18% tregojne se ajo, eshte e keqe.

AJO

Ndjehet vetem

Nje grup psikologesh jane te mendimit se shumica e femrave tradhtojne per arsye te permbushjes emocionale se sa thjesht per nevoja seksuale.

AI

Nxjerr shume para

Disa shkencetare mbrojne idene se meshkujt, te cilet kane nje pune te mire, qe ju sjell fitime te medha, jane me te prirur per te tradhtuar. Kjo sepse atyre ne pergjithesi ju pelqen te rrezikojne, si ne ceshtjet profesionale ashtu edhe erotike.

AJO

Ushqen familjen

Femrat e karrieres kane me shume shanse per t'u njohur me meshkuj si ne ambientin e tyre familjar ashtu edhe permes marredhenieve publike. Zakonisht meshkujt adhurojne nje kolege-femer te tille dhe bejne gjithcka per t'a shtene ne dore.

AI

Eshte djale qyteti

Sipas studimeve, meshkujt qe banojne ne zona te medha urbane kane me shume lidhje jashtemartesore se ata te cilet jetojne ne zona rurale.

AJO

Eshte ne zi...

Nese njeri nga prinderit largohet nga jeta, nje femer mund te guxoje te beje dicka, per te cilen nena dhe babai nuk do te ishin dakord, sikurse eshte edhe tradhtia.

AI

U martua pak kohe me pare

Disa te sapomartuar e kane shume te veshtire qe te pershtaten me ndryshimet e reja te jetes se tyre, sikurse mund te jete edhe martesa, ndaj dhe gjejne prehje ne lidhje jashte saj.

AJO

I pelqen te rrezikoje

Femrave qe ju pelqen rreziku kerkojne gjithnje peripeci dhe jane me te gatshme per t'u perfshire ne aventura erotike edhe jashte marteses.

AI

Punon jashte orarit

Nje mashkull i cili punon me ritme te cmendura e ka shume te lehte qe te shkele kuroren e tij. Ne fund te fundit, ai e ka te gatshme arsyetimin dhe te tjeret e kane shume te veshtire t'a zene me presh ne duar.

AJO

Interesi

Femrat, te cilat lidhen ne martese per interes, nuk e kane te veshtire qe te tradhtojne sa here atyre ju jepet mundesia per te fituar dicka, sado e vogel te jete vlera e saj.

Tradhtia, shenjat e para

Tregoni kujdes rreth te dhenave te meposhtme, per te vertetuar nese partneri juaj ju tradhton.

Pergatitet te tradhtoje

Ndryshon shoqeri. Ndoshta kerkon qe t'u shmanget konfrontimeve te ndryshme, por ju duhet ri mbani syte hapur.

-Gjen nje hobi te ri per t'u marre ne kohen e lire. Nje interesim i tille i befasishem mund te hedhe drite mbi faktin se kerkon te beje per vete ndonje studente te arteve

-Fillon te kujdeset per regjimin e tij ushqimor dhe pamjen e tij te jashtme shume me teper se me pare.

-Blen te brendshme te reja. Ndoshta shpreson se ndonje njohje e re do te interesohet edhe per boten e tij te brendshme...erotike.

-Kundershton me gjysme zeri per te drejtat e tij ku shkelen. Nese kjo nuk vjen nga stresi i madh qe ka, atehere duhet te germoni per ndonje lidhje te fshehte te tij.

Ka shkelur me te dyja kembet

-Ju akuzon se e tradhtoni. Vetedija e tij fajtore e ben qe t'i shohe te gjithe si tradhtare.

-Ju kritikon vazhdimisht. Ndonje vecanti e juaja, qe dikur e shikonte si te lezetshme, tani i duket e bezdisshme. Dhe kjo sepse perdor dobesite tuaja si arsyetim.

-Nuk ju merr me vete ne takimet qe ka me koleget. Shumicen e lidhjeve jashte martese ai i nderton ne ambientin e punes.

-Ju sjell dhurata te paarsyeshme. Jo se nuk i vleresoni lulet dhe cokollatat por cila eshte ne fakt arsyeja qe i pranoni?

-Nuk ju le te perdorni pa pranine e tij telefonin apo kompjuterin e tij. Kohe me pare nuk kishte kundershtim per nje gje te tille.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›