E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja, arrestohet 33-vjecari Miraka

TIRANE - Nje tjeter shqiptar i denuar me 20 vite burg per vrasje, eshte arrestuar me qellim ekstradimin ne vendin tone, qe te vuaje denimin. Policia e Shtetit, tha gjate dites se djeshme se, homologet italiane kane vene ne pranga Leksi (Shpetim) Miraka, 33 vjec nga Elbasani. Ky i fundit, sipas uniformave blu eshte denuar per nje vrasje te bere ne fshatin e tij. "Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan, me vendimin numer 40, date 3 maj te vitit 2000, ka denuar me 20 vjet burg, per veprat penale te 'vrasjes me paramendim' dhe 'armembajtjes pa leje'", thane dje burimet zyrtare te Policise se Shtetit. Arrestimi eshte bere me qellim ekstradimi drejt vendit tone. Policia italiane ka vene ne pranga 33-vjecarin dy dite me pare, ne Arona te Novares ne Itali.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›