Robinjo pranë largimit nga Siti
Ai pohoi se takimi ndaj Skuntorp Junajtid i vlefshëm për raundin e katërt të FA Cup do të jetë i fundit për të me fanellën e Mançester Sitit. Braziliani nuk po gjen hapësira në formacion në ndeshjet e fundit, gjë që mund t’i rrezikojë pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror. “Trajneri Mançini më premtoi se do të më aktivizojë më tepër në ndeshjet e ardhshme, por unë i thashë se nuk më intereson, sepse ky është viti i Botërorit dhe dua të luaj sa më shumë”, theksoi ndër të tjera ish-sulmuesi i Realit të Madridit në deklaratën e tij. Robinjo, autor i 15 golave në 52 ndeshje me fanellën e Sitit, ka vuajtur nga një dëmtim në gju, që e ka detyruar të qëndrojë larg fushave të lojës për plot tre muaj. Pas ardhjes së Roberto Mançinit ai është bërë zgjedhja e katërt në repartin e sulmit, pas Belami, Adebajorit dhe Tevezit.