E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi nis përzgjedhjen e anëtarëve për Gj. Kushtetuese

Sipas burimeve nga presidenca, Topi ka nisur procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj për 6 vende vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe dy vende vakante në Gjykatën e Lartë. Në bazë të përcaktimeve kushtetuese dhe ligjore, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese emërohen nga radhët e juristëve me kualifikim të lartë dhe me përvojë pune jo me pak se 15 vjet në profesion, ndërsa gjyqtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga radhët e gjyqtarëve me vjetërsi pune jo më pak se 10 vjet ose nga radhët e juristëve të shquar, që e kanë ushtruar këtë profesion për jo më pak se 15 vjet. Sipas të njëjtave burime, të gjithë individët që dëshirojnë të kandidojnë për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, janë të ftuar të paraqesin pranë Kabinetit të Presidentit të Republikës kërkesën e tyre me dokumentacionin përkatës të shkollës, të titujve shkencorë, të kualifikimeve pasuniversitare jashtë vendit , si dhe insitucionin ku kanë punuar gjatë pesë viteve të fundit. Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës me dokumentacionin shoqërues të kërkuar, është data 15 shkurt 2010.Ky proces mjaft i rëndësishëm e që rrjedh si detyrim kushtetues i Kryetarit të Shtetit, do të jetë transparent dhe në respekt të ligjeve në fuqi dhe standardeve demokratike.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›