E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robote mbi Fukushima. Franca dergon pajisje per centralin

Franca ka nisur drejt Japonisë disa mjetet robotike që komandohen me pult në largësi për të ndihmuar në mbajtjen nën kontroll të situatës në centralin e Fukushimës. Gjashtë inxhinierë francezë robotësh thonë se ata mund të kontrollohen nga një largësi prej 6 miljesh. Inxhinierët janë nisur së bashku me 100 tonë pajisje drejt Japonisë. Robotët janë projektuar pas katastrofës së Çernobilit. Franca është një vend lider në fushën e energjisë bërthamore pasi prodhon 75 për qind të energjisë së vet nga këto centrale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›