Thaci akuzon Opozita fajtore per krizen ne Kosove

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka fajësuar partitë opozitare për bojkotin e seancës në ditën e zgjedhjes së presidentit. Kryeministri Thaçi tha se Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj ka treguar se shkelja kushtetutës ka ndodhur nga deputetët të cilët nuk kanë qenë prezentë në seancën e 22 shkurtit, veprim ky që mund ta dërgojë Kosovën në zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar se shkelja ka ndodhur nga bojkotuesit e seancës dhe jo nga ata që kanë marrë pjesë në seancë. Nëse kjo pjesë e opozitës vendos të vazhdojë me bojkot, atëherë ata detyrimisht e dërgojnë vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, brenda 45 ditësh. Por unë jam optimist se presidenti do të zgjidhet shumë shpejt”- tha kryeministri.
Kreu i qeverisë se Kosovës, Hashim Thaçi tha se koalicioni qeverisës do të gjejë zgjidhjen legjitime për ta zgjedhur sa më parë Presidentin e Kosovës.
“Por këtë proces të ngrirë të zgjedhjes së presidentit, nuk mund ta mbajë askush. Ne do ta gjejmë hapësirën legale dhe zgjedhjen e presidentit do ta precizojmë në orët e ardhshme”- përfundoi kryeministri i Kosovës.
Thaçi ka konfirmuar se koalicioni qeverisës në mbledhjen e djeshme i ka dërguar Gjykatës Kushtetuese interpretimin e nenit 86 dhe 90 të Kushtetutës së Kosovës për të qartësuar nëse mungesa e deputetëve në seancë gjatë zgjedhjes së president është shkelje e kushtetutës.