E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rodgers: Nuk ka nevojë për panik

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, thotë se nuk ka arsye për panik pas disfatës 2-0 nga Arsenali.

“Gjithçka është në marrjen e vendimeve. Golat që ne pranuam, nuk kanë asgjë të bëjnë me stilin, asgjë me sistemin, asgjë me elementet taktike të lojës. Ne e dhamë topin dhe pastaj nuk u mbuluam mirë për ta ndaluar goditjen”.

“Për golin e dytë, ne kishim shumë trupa prapa topit për ta mbrojtur golin”.

“Dhe ne kemi krijuar mjaft shanse. Ka shumë anë pozitive nga ndeshja, por ne humbëm dhe duhet të përmirësohemi”, ka thënë Rodgers.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›