E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rogozhinë, vëllai vret vëllanë me automatik

Viktima është shtetasi Pëllumb Proshka, 34 vjeç, i cili është qëlluar aksidentalisht nga i vëllai Dashnor Proshka, 39-vjeç. Mësohet se ngjarja ka ndodhur brenda banesës së tyre.

Policia tha se arma që ka shkaktuar tragjedinë brenda familjes ishte tip Automatik Kallashnikov, të cilën e mbanin pa leje. Policia po heton ngjarjen për të zbardhur plotësisht rrethanat, ndërkohë që në pranga ka përfunduar autori i ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›