E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në fund të gushtit shpërndahen pikët për maturantët

Pas katër provimeve të Maturës Shtetërore, qendra e vlerësimit të nxënësve, APRIAL ka grumbulluar të dhënat ndërkohë që po bën përllogaritjet e pikëve të marra për çdo nxënës.

Megjithëse çdo maturant e di deri diku se çfarë dege mund të kap në shkollën e lartë, do të duhet vendimi përfundimtar i APRIAL për të përcaktuar për secilin maturant pikët e mesatares së katër viteve, të provimit të Letërsisë, Matematikës si dhe dy lëndëve me zgjedhje.

Pas kësaj, shpërndarja e fituesve nga Ministria e Arsimit do të bëhet në mes të muajit Shtator.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›