E Diel, 1 Nëntor 2026

Mësynë emigrantët, mijëra persona hyjnë në Shqipëri

Kulmi i sezonit veror ka bërë që mijëra emigrantë shqiptarë të depërtojnë brenda vendit të tyre për të kaluar pushimet.

Në doganën e Kapshticës sot kanë hyrë 5480 persona dhe rreth 1540 mjete, ndërkohë që ardhjet janë të vazhdueshme.

E njëjta situatë është edhe në doganën e Kakavijës, ku mëngjesin e sotëm kanë hyrë 3800 persona e rreth 900 mjete. Pala shqiptare e doganës ka zgjeruar sportelet me 8 të tilla ndërsa pala greke ka një numër të vogël.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›