E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Elbasan, pesë persona të plagosur

Policia tha se ngjarja ndodhi pasi dy mjete me targa italiane janë përplasur midis tyre, duke shkaktuar aksidenti me pesë të plagosur.

Të lënduar kanë mbetur shtetasit, Andi Xhafaj, 22-vjeç , E.Xh, 16-vjeç, R Xh 14-vjeç, E. Xh 15-vjeç si dhe Hekuran Shkëmbi.

Sipas policisë së Elbasanit, dy makina njëra tip Skonda dhe tjetra tip Benz, janë përplasur midis tyre për shkak të makinës tip Benz, e cila ishte në kundravatje. Po hetohet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›