E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rogozin: Për të hyrë në NATO, Serbia duhet ta njohë Kosovën

Ambasadori i Rusisë në NATO, Dimitri Olegovich Rogozin, ka thënë se Moska është e shqetësuar pasi Serbia për të hyrë në NATO mund ta ndryshojë qëndrimin për Kosovën.

Rogozin pohon se Serbia nuk mund të pretendojë që të bëhet pjesë e Aleancës, sepse hyrja në NATO është e pamundur për shkak të situatës me Kosovën. Sipas tij nuk u lejohet anëtarësimi shteteve që kanë konteste territoriale.

“Dua të theksoj se për të hyrë në NATO, Beogradi duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës. Njëra pa tjetrën është e pamundur. Moska shqetësohet se Serbia për shkak të hyrjes në NATO mund ta ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Kosovës dhe në këtë mënyrë të na çojë në një situatë të pazakontë dhe të pakëndshme”, ka thënë Rogozin për gazetën “Politika”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›