Rohan: Bisedimet me Serbinë, jo për statusin
Bruksel-Ish-zëvendësndërmjetësi i OKB-së për statusin e Kosovës, Albert Rohan, ka deklaruar se roli i BE-së rreth çështjes së Kosovës është zbehur, për shkak se nuk ka një qëndrim të përbashkët. Në një intervistë për BBC-në, Rohan tha se qëndrimi i disa vendeve të BE-së për të mos njohur pavarësinë e Kosovës e zvarrit stabilizimin e rajonit, e rrezikon vetë misionin e BE-së në Kosovë si dhe e inkurajon Serbinë në rezistencën e saj ndaj shtetit të ri të Kosovës.
"E gjithë kjo është shumë negative. Por edhe situata sociale dhe ajo ekonomike e qytetarëve të Kosovës duhet ende të përmirësohet", thotë Rohan. Ai mendon se ky qëndrim e zvarrit stabilizimin e rajonit dhe inkurajon Serbinë në rezistencën e saj aktive ndaj shtetit të ri të Kosovës, si dhe ndaj misionit të BE-së. Kjo e vë në rrezik suksesin e misionit të BE-së. Sipas tij një vit pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ka aspekte pozitive dhe më pak pozitive.
"Ajo që është pozitive është se nuk kishte një shkallë të gjerë të dhunës gjatë këtij viti. Kishte disa incidente, por asgjë shumë serioze. Nuk kishte eksod të serbëve nga Kosova, siç kishin parashikuar disa"-theksoi Rohan. Nga aspektet negative Rohan përmend faktin se Kosova ende nuk është pranuar nga shumë vende, dhe më e dhimbshmja, konsideron ai, është fakti se pesë vende anëtare të BE-së nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës.
Zëvendësndërmjetësi i OKB-së për Kosovën ka thënë se bisedimet e paralajmëruara mes Kosovës e Serbisë për çështje teknike nuk kanë të bëjnë me statusin, pasi Rohan, ky status tashmë është zgjidhur. Por, ka shtuar se bisedimet për çështjet praktike mund të shënojnë një fazë të re të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Serbisë.