Koreja e Veriut do të zhvillojë prova raketore
Phenian-Koreja Veriore kam deklaruar se do të vazhdojë planet e saj lidhur me provat raketore, ndërsa çdo testim i mundshëm do të bëhet në kuadër të programit të gjithësisë dhe nuk do të paraqesë provokim ushtarak, ka bërë të ditur sot agjencia zyrtare veri-koreane KCNA. Zyrtarë amerikanë dhe koreano jugorë kanë pohuar se Pjongjangu, po përgatitet të testojë raketën Taepodong-2, ndërsa Uashingtoni ka tërhequr vëretjen se një provë të tillë do ta konsiderojë "provokim". Analistët konsiderojnë se me testimin eventual të kësaj rakete, Pjong-jangu dëshiron ta bind administratën e re amerikane që negociatat me Korenë Veriore të jenë prioritet i politikës së jashtme.