Obama, mesazh urimi presidentit Sejdiu
Prishtinë-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, i ka dërguar Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, një mesazh urimi me rastin e 17 Shkurtit, përvjetorit të parë të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës. "Në emër të popullit amerikan, ju përgëzoj ju dhe qytetarët e Kosovës në përvjetorin e parë të deklaratës historike të pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt. Derisa populli i Kosovës punon drejt një ardhmërie të përbashkët, unë dua të theksoj që SHBA të do të vazhdojnë të mbështesin një Kosovë multietnike, të pavarur dhe demokratike, në përpjekjet e saj që ta zërë vendin e merituar si anëtare e plotë e bashkësisë së shteteve", thuhet në këtë mesazh urimi të Presidentit amerikan Barak Obama.