E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rohan: EULEX jo marrëveshje pa pëlqimin e Prishtinës

Sipas tij, ky mision nuk mund të marrë përsipër asnjë pjesë të sovranitetit të qeverisë së Kosovës. Rohan tha se qeveria e Kosovës duhet të përfshihet në hartimin e të gjitha marrëdhënieve dhe duhet të pajtohet plotësisht rreth substancës së bashkëpunimit me vendet e rajonit.

Ai tha se EULEX-i mund ta detyrojë qeverinë e Kosovës të nënshkruajë asgjë, por duhet të bëjë përpjekje që ta bindë atë për dobinë e këtyre marrëveshjeve dhe së bashku të gjejnë mënyrën se si t'i zbatojë ato.

Protokolli i bashkëpunimit mes EULEX-it dhe Serbisë ka ngjallur reagimet e Prishtinës zyrtare, ndërkohë që BE-ja i ka dhënë një mbështetje të plotë misionit të saj dhe ka shfaqur bindjen se do të arrijë pajtueshmëri për nënshkrimin e tij.

Ish-zëvendësi i presidentit Martti Ahtisaari, në bisedimet për statusin e Kosovës, tha se do të ishte gabim serioz nëse Kosova dhe Shqipëria në këtë rrafsh do të përjashtoheshin nga procesi i liberalizimit të vizave, meqë kjo, sipas tij, do të ishte në kundërshtim me përpjekjet e BE-së.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›