E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmussen: Trupat në Kosovë do të zvoglohen

Më 25 gusht, shtatë persona u plagosën në veri të Kosovës, kur serbë dhe shqiptarë u përleshën në qytetin e Mitrovicës. Në Prishtinë, pjesëtarë të lëvizjes ''Vetëvendosje'' dëmtuan një numër makinash të BE-së. "Pavarësisht këtyre incidenteve të padëshiruara, nuk mendoj se situata e përgjithshme e sigurisë ka ndryshuar'', deklaroi Rasmussen në një konferencë shtypi në selinë e NATO-s në Bruksel.
   
"Kështu që ne do të vazhdojmë me planet e marra për reduktimin e trupave të KFOR-it nga 15 000 në 10 000 në fillim të vitit të ardhshëm. Mendoj se situata e përgjithshme e sigurisë është përmirësuar dhe kushtet janë plotësuar për marrjen e një vendimi të tillë... Mendoj se situata e sigurisë është e kënaqshme'', theksoi Reasmussen.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›