E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milloshovski: Njohja e Kosovës, e pakthyeshme

Ai, duke iu përgjigjur kësaj pyetje ka thënë se, vendimi i Shkupit për të njohur pavarsinë e Kosovës, është i pakthyeshëm dhe i kontribuon zhvillimit rajonal. Komentet diplomati maqedonas i bëri pas pas takimit që realizoi të mërkurën në Shkup me homologun e tij çek, Jan Kohut.

"Maqedonia ka njohur Kosovën dhe ky vendim është i pakthyeshëm. Vlerësoj se ky ka qenë një vendim me të cilin e kontribuam në zhvillimin e rajonit. Më vjen mirë që me Republikën e Çekisë kemi qëndrime të ngjajshme në raport me zhvillimet në rajon dhe në raport me cështjen e Kosovës dhe jam i sigurt se do të mund të japin kontributin tonë edhe në të ardhmen në marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore sic e kemi bërë deri tani" tha Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Milloshovski. Dy diplomatët kanë biseduar edhe për cështjen e emrit si dhe për përpjekjet e Maqedonisë drej BE-së. lajm

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›