Sejdiu: Prishtina kundër Protokollit EULEX-Serbi
“Ne e kemi mbyllë debatin rreth tij dhe e kemi dhënë fjalën tonë. Ne i kemi partner të mirë të bashkëpunimit për interesin e Kosovës dhe të qytetarëve të saj, EULEX-in, BE-në, SHBA-të. EULEX-i ka pozitën e tij mbështetëse në ushtrimin e funksioneve më të mira në kuptimin e realizimit”, ka thënë Sejdiu.
Presidenti Sejdiu tha se institucionet e Kosovës vazhdojnë të shprehin gatishmërinë për bashkëpunim me EULEX-in për të mirën e Kosovës, ndërsa qëndrimi për protokollin është i pandryshueshëm. Kundër këtij protokolli po të mërkurën është shprehur edhe Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri i Kuvendit të Kosovës, i cili ka debatuar për situatën e sigurisë në vend.