Sudani Jugor, shteti më i ri në botë

“Sot ne ngrenë flamurin e Sudanit të Jugut që do të bashkohet në gjirin e Kombeve”, deklaroi Pagane Amum, sekretar i përgjithshëm i partisë në pushtet, Lëvizja Popullore Çlirimtare e Sudanit, duke folur para një turme gjigante në Juba, kryeqyteti i Sudanit Jugor ende i varfër dhe i pazhvilluar.
Që në mëngjes herët, mijëra njerëz filluan të mblidheshin në vendin e caktuar për festimet, duke kënduar dhe duke valëvitur flamuj. Kjo mbledhje ishte më e madhja e parë ndonjëherë në këtë qytet në brigjet e Nilit të Bardhë, të cili i mungon infrastruktura themelore dhe është një ndër vendet më të varfra në botë.
Më pas, Salva Kiir bëri betimin si presidenti i parë i vendit afrikan. Ai nënshkroi Kushtetutën tranzitore dhe bëri betimin duke premtuar se do të mbështesë zhvillimin dhe mirëqenien e popullit të Sudanit Jugor. Në krye të shtetit më të ri në botë, Salva Kiir Mayardit ka një punë kolosale, të ndërtojë vendin e shkatërruar nga 22 vjet luftë civile.
/Start/
2011-07-09 14:56