Rojters: Trojka mbërrin nesër në Athinë
ATHINË- Nesër pritet të mbërrijë në Athinë ekipi i Trojkës, sipas një burimi të afërt me ekipin e inspektimit, të cilit i referohet Reuters. Trojka vjen në Greqi për të përfunduar vlerësimin e ekonomisë greke dhe për t’i hapur "dritën jeshile" këstit të gjashtë të të kredisë prej 110 miliardë Eurosh për Greqinë.
I pyetur nëse kreu i Trojkës do të kthehet në Greqi këtë javë, burimi i tha Reutersit: "Po, procesi i vlerësimit të ekonomisë pritet të rihapet të mërkurën."
Në deklaratat e tij, përfaqësuesi i Komisionerit Olli Rehn nuk dha asnjë datë të caktuar për kthimin e ekipit të auditorëve në Greqi, ndërsa tha vetëm se kjo do të ndodhë së shpejti.
Kritike vlerësohen bisedimet mes Trojkës dhe qeverisë greke mbi cbllokimin e këstit të 6 të kredisë, ndërsa Brukseli dhe Berlini kanë paralajmëruar se disbursimi do të kryet pas 3 Tetorit, ditë kur do të mbahet mbledhja e Eurogrupit në Luksemburg.
(e.m/BalkanWeb)