E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulqizë,një minator lë grevën në gjendje të rëndë, nis tubimi

BULQIZË- Pëkeqësohet gjendja e minatorëve të Bulqizës, të cilët sot kanë hyrë në ditën e nëntë të grevës së urisë.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm minatori Sali Alliu 46-vjec ka lënë grevën për shka të gjendjes së tij shëndetësore dhe është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Bulqizës. Mësohet se Alliu do e lërë grevën përfundimisht pasi gjendja e tij sipas mjekëve është shumë e rëndë.

Ndërkaq pjesa tjetër e minatorëve pritet që sot të zhvillojë një tubim në qytetin e Bulqizës, në mbështetje të grevistëve. Tubimi është parashikuar të mbahet në qendër të qytetit rreth orës 10:00, për të vijuar më pas në rrugën nacionale.

Greva e urisë së minatorëve të Bulqizës ka hyrë në ditën e nëntë të saj, ndërkohë që ende nuk shihet rruga e një marreveshje konkrete mes palëve. Tashmë nëntë minatorët e Bulqizës, vijojnë të qendrojnë në një godinë pranë kompanisë ACR, ndërsa pranë ambienteve të saj janë grumbulluar minatorë të tjerë mbështetës.

Minatorët thonë se nuk heqin dorë nga tre kërkesat kryesore të tyre investimet në miniere, rritje me 20% të pagës së minatorëve, largimi nga territori i ACR i firmave të tjera, që shfrytezojne minierat në menyrë abuzive dhe shkarkimi i drejtorit të minierës së Bulqizës, Medat Zogu, kërkesë e cila nga ACR refuzohet.

BULQIZË, MINATORËT NISIN TUBIMIN
Ora 10:00 Ashtu sic ishte parashikuar minatorët e Bulqizës kanë nisutr tubimin në qendër të qytetit.

Korrespondenti Enver Doci raporton se tubimi paqësor ka nisur në hyrje të qytetit për të vijuar më pas para Bashkisë, deri në bllokimin e rrugës nacionale Peshkopi-Tiranë. Protestuesve do u bashkohen edhe familjarë të shumtëtë minatrëve.

Tahmë pas largimit në gjendje të rëndë nnë spital të minatorit Sali Alliu, nëntë minatorët vijojnë grevën të vendosur deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Ndërkohë ACR nuk ka reaguar ende, por Doci bën me dije se presidentja e ACR pritet të vijë nesër në Shqipëri, ndaj minatorët presin për një zgjidhje.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›