E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha garanton Europen Nuk do kete eksod pas heqjes sw vizave

Liberalizimi i vizave nuk do te sjelle asnje eksod te shqiptareve drejt vendeve te Bashkimit Europian. Kjo eshte bindja dhe siguria qe ka percjelle kryeministri Sali Berisha pak dite perpara vendimit per liberalizimin e vizave gjate nje interviste dhene per agjencine prestigjoze te lajmeve Associated Press. Sipas kreut te qeverise shqiptare Bashkimi Euopian nuk ka arsye te frikesohet per nje fluks te madh te shqiptareve pas aprovimit te heqjes se vizave. Kryeministri Berisha tha se aprovimi i liberlazimit te vizave do te kete impaktin me te madh pas rrezimit te Perdes se Hekurit. Shefi i ekzekutivit tha per Associated Press se Shqiperia e sotme eshte shume larg asaj te vitit 1991. Ai krenarisht evidentoi faktin se pavaresisht krizes ekonomike globale vitin e kaluar ekonomia vendase u rrit ndjeshem. Shqiperia ka nje ekonomi dinamike. Gjithashtu vendi ka tregun me te mire te punes ne bote te ri dinamik dhe te mireedukuar - theksoi ai. Kryeministri tha ne kete interviste se Shqiperia po terheq turiste permes vendeve te saj arkeologjike ushqimit te shijshem dhe mikeprirjen me te ngrohte. Kur ju fluturoni mbi kete vend ajo qe te vjen ne mendje eshte nje Zviccer prane detit. Ka bregdetin me te mire ne te gjithe rajonin tha shefi i ekzekutivit. Kryeministri Berisha tha per Associated Press se jam i bindur qe besimi i madh nga vendet anetare te Bashkimit Europian ndaj vendit tim do te shperblehet me nje menyre dinjitoze nga populli im.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›