Kapitullim

Muaj me pare nje e njohura ime ne Tirane me pat thene se kishte blere fare lire nje sasi librash te vyer te bibliotekes private te akademikut B. L. vdekur per shkaqe natyrale dikur ne fillim te viteve 1990.
Me pat thene edhe se vetem duke lexuar dedikimet ne faqet e para autografet vulat dhe te tjera shenja admirimi ose autoriteti mund te ndiqej nga nje kendveshtrim i vecante historia e deges se dijes ku B. L. kishte sunduar i pakundershtuar per dhjetevjecare.
E kote te shtoj se B. L. ishte nga ata barone te shkences shqiptare te cileve librat gjithnje ua dhuronin ose e shumta qe harronte tua kthente bibliotekave publike dhe te institucioneve.
Nuk di pse kish perfunduar trotuareve biblioteka e tij private as e kam idene se ku kane perfunduar tani pjesa e mbetur e familjes me siguri jo trotuareve. Ndoshta keta ne krye jane perpjekur tia falin ndonje institucioni por ky ka refuzuar me arsyen se kostoja e transportit do te jete gjykuar si me e larte se vlera e librave vete.
Ekonomia e tregut e ashper por e drejte.
Pas vitit 1990 shume familje tiranase sidomos intelektuale kane pasur dava per te ndare me bibliotekat e tyre vecanerisht me guret e veprave te Enver Hoxhes te cilat pergjithesisht tani kane perfunduar plehrave. Nuk kam qene ne Tirane ne ate kohe dhe nuk di se cfat kane pasur libra te ketij kallepi ne biblioteken time por me vjen keq vetem per nje botim te bukur te veprave te zgjedhura te Marksit dhe te Engelsit me nje perkthim te persosur ne shqipe e qe tani nuk e gjej dot me.
Gjithsesi zemra bibliotekes sime private i rreh ende mire dhe ime me nuk pranon te hedhe asgje nga biblioteka profesionale e tim eti madje as enciklopedine sovjetike te viteve 1950 aq toksike sa as krimbat nuk e hane dot me.
Perkundrazi po ti besoj asaj shoqes sime biblioteka e B. L.-se permbante vepra albanologjike te vyera botime te rralla e botime te vjetra qe do ta benin krenar cdo biblioteke. Qe te kete perfunduar rrugeve me trishton disi.
Tani qe ndodhem ne Tirane me qellon shpesh te kaloj permes Parkut Rinia ose tek Urat e Lanes dhe tu hedh nje sy librave te ekspozuar pertoke ose ne parapetet te gjithe te vjeter te vjetruar te perdorur me kapake ndonjehere te perdredhur prej lageshtires.
uditerisht nuk arrij dot ta heq nga koka mendimin absurd se edhe keta libra mund te jene te bibliotekes se B. L. te perzgjedhur negativisht ose te mbetur pa u shitur per shkak te mungeses se interesit.
Shoh mes tyre fjalore te shqipes dispensa universitare botime te Akademise se atehershme gjera njekohesisht me vlere dhe shume te shemtuara estetikisht produkte te shtypshkronjave ushtarake te dhuruara bujarisht nga Bashkimi Sovjetik me leter te verdhe acide qe mban ere pluhuri te athet.
Them me vete se B. L. gjithsesi nuk i ka blere keta libra madje ndoshta as qe e ka ditur se i ka pasur ne biblioteke thjesht i ka sjelle ne shtepi nga zyra pasi ia kane dhuruar ne konferenca simpoziume sesione shkencore inaugurime takime festive.
Me terheqin vemendjen veprat e plota te disa autoreve D. Agollit I. Kadarese A. Xhuvanit Dh. S. Shuteriqit dikur krenari e tipografise shqiptare sot te mbuluara ne zgjyren e trafikut te qendres.
Me terheqin vemendjen edhe botime pompoze ne frengjishte te disa materialeve albanologjike si Le chansonnier pique albanais. Kete te fundit nuk dua ta marr ne dore dhe ta shfletoj nga meraku se mos lexoj ndonje autograf ne hyrje dhe me prishet gjaku.
Me tej shoh nje fjalor te termave te ekonomise ne shqip frengjisht dhe rusisht. Per nje moment ndiej nje si zbrazeti pastaj e kuptoj menjehere psene nder gjuhet e renditura ne kopertine mungon anglishtja.
Profesori B. L. kishte studiuar ne Bashkimin Sovjetik - por libra rusisht ne trotuaret nuk sheh. Po te kesh parasysh historine e tij familjare eshte e arsyeshme te supozosh se rusishten ky e kishte debuar prej kohesh nga biblioteka e vet shtepiake per te shmangur ndonje keqkuptim te mundshem me organet vigjilente te Sigurimit te Shtetit.
Perkundrazi biblioteka e tim eti eshte ende e fundosur nen peshen e librave rusisht gjithfare manualesh dhe traktatesh mjekesore qe tashme jane vjetruar dhe ndoshta nuk i hyjne ne pune kujt pervec ndonje koleksionisti objektesh pa vlere perdorimi. Te gjithe keta libra bashke me te gjitha cirilicat qe kane brenda vec konotojne vjetrim ere te rende tutkalli zverdhje dhe zvjerdhje.
Koleksioni rusisht ne biblioteken e B. L. mund edhe te jete shperbere vetvetiu ne duart e hamejve si afresket romake ne katakombet e Romes se Fellini-t ne kontakt me oksigjenin e depertuar rishtas ose edhe thjesht prej nderrimit te klimes politike.
Pastaj me shkon ne mendje se edhe sikur librat qe ofrohen trotuareve dhe parqeve te mos vijne drejtperdrejt nga fondi privat i albanologut te njohur me siguri qe ky i ka pasur keta tituj ne zyre dhe ne shtepi. Disa syresh edhe do ti kete redaktuar kryeredaktuar komentuar shkurtuar keqtrajtuar miratuar censuruar vonuar manipuluar shtremberuar si cdo mam kulturore qe e merr seriozisht profesionin e vet.
Tekste universitare te folklorit letersise shqipe drejtshkrimit akte te konferencave albanologjike dhe te kuvendit te studimeve ilire botime per Skenderbeun te vitit 1968 numra revistash Studime Filologjike dhe Studime Historike revista Studia Albanica nje veper e vetme e Enver Hoxhes per superfuqite qe duhet ti kete shpetuar asgjesimit pse eshte ne portugalisht materiale te Institutit te Folklorit kenge epike dhe lirike te popullit shqiptar kenge te Luftes Nacional-lirimtare madje edhe nje botim fotostatik i fjalorit Petit Robert te frengjishtes te cilin e perdornim te gjithe ne vitet 1980.
Tani e kuptoj pse me shqetesojne keto fragmente ndoshta reale ndoshta imagjinare te bibliotekes private te profesorit B. L. keto jane librat me te cilat kam studiuar une atehere librat e bibliotekes virtuale qe une ruaj ende ne kujtese librat e albanologjise akademike te viteve 1980.
Titani i djeshem B. L. tani prehet i qete 2 metra nen dh ne varrezat e Kombinatit se bashku me prestigjin e kultures qe administroi ex cathedra. fare gjej dhe i jap te njohur ne trotuaret eshte perkundrazi biblioteka ime virtuale ose fondi kulturor i nje epoke qe po zberdhylet e po shkermoqet brenda dhe jashte meje aq sa tani smund te flas me as per kujtese por vetem per pluhur dhe jashteqitje insektesh.