Roland Sejko u tregon italianëve “shtetin përballë”
Shqipërinë dhe Italinë e ndajnë vetëm 60 milje. Për shumë italianë, edhe pse kjo distancë është e vogël, Shqipëria ka filluar të ekzistojë kur anijet e stërmbushura me emigrantë shqiptarë mbushnin brigjet italiane. Po ç’ishte Shqipëria para ’91-shit?
Dhe kur këto dy vende hyjnë në historinë e njëri-tjetrit? Për këto dy pyetje i përgjigjet dokumentari “Shqipëria, shteti përballë” i prodhuar nga Instituti “Luce”, e “Fox Channels”, Itali, me kontributin e krahinës së Lazios, e cila do të transmetohet nga shtëpia filmike e Romës më 13 nëntor në mbrëmje. Dokumentari është i shkruar nga gazetari shqiptar, që jeton në Itali, Roland Sejko, së bashku me montuesin Mauro Brescia mbajnë edhe firmën për regjinë. Dokumentari tregon historinë “e shtetit të shqiponjave”. Që nga rënia e mbretërisë otomane, në luftën e parë mbretërore, mbretin Zog dhe pushtimin italian, në marrjen e pushtetit nga Enver Hoxha dhe deri në fundin e komunizmit, duke u mbyllur me pamjen e rënies së statujës së diktatorit më 20 shkurt të vitit 1991 dhe pak ditë përpara fillimit të eksodit të madh drejt Italisë.
Dokumentari është dhe në DVD, këto ditë ka dalë në tregun italian, e tregon këtë histori midis imazheve të arkivave kinematografikë midis tyre dhe Institutit të “Luce”-s. Nga ky institut mbulohen këto imazhe që shkojnë deri në mesin e viteve ‘900. “Një histori si thikë me dy presa, është i lidhur edhe me historinë italiane”, - tregon Sejko që drejton në Itali dhe gazetën shqiptare “Bota shqiptare”. Sejko kujton dhe mbështetjen e Italisë për pavarësinë shqiptare dhe mbështetjen e mbretit të parë shqiptar, pushtimin në luftën e parë botërore, investimet dhe interesat ekonomike e politike në këtë shtet deri në vitin ‘39-‘43, kur u aneksua nga Italia. Në pjesën e dytë që prezanton për herë të parë në Itali imazhet e arkivave të regjimit komunist shqiptar, montohen të gjitha eventet që nga marrja e pushtetit nga Enver Hoxha, miqësitë e tij me Bashkimin Sovjetik dhe Kinën e Maos, lufta për të ndërtuar njeriun e ri socialist dhe rënia e komunizmit, në një shtet tanimë të rrënuar. Këtë tregim Sejko e ka pasuruar edhe me ndërhyrjet e historianëve italianë, si Roberto Morozzo della Roça dhe Antonello Biagini, së bashku me ndërhyrjet e ish-Presidentit të republikës, Carlo Azeglio Ciampi, që ka qenë drejtues në Shqipëri gjatë pushtimit, si dhe nga disenjatori Sergio Staino, që në vitet ’70 shoqëronte grupet marksiste-leniniste në Shqipëri dhe shkrimtarin Ismail Kadare.