FMN: Kriza globale do prekë Shqipërinë
Kriza globale do të prekë Shqipërinë. Ndonëse duket e largët, efektet e krizës që kanë përfshirë botën do të ndihen në vendin tonë. Paralajmërimi vjen nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe sipas tyre, ndikimi i krizë do të çojë në një ulje të rritjes ekonomike, ndryshe nga ajo që ka parashikuar qeveria në projektbuxhetin e vitit 2009. Nga 6 për qind që është parashikuar rritja ekonomike nga qeveria, FMN parashikon një rritje ekonomike 3.5 dhe 4 për qind në vitin 2009. Përfaqësuesi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Gerwin Bell, deklaroi dje për median në Tiranë, se Shqipëria mund të preket nga kriza financiare globale. Sipas Bell, efektet e krizës globale mund të ndihen në uljen e nivelit të eksporteve, si dhe në dërgesat nga emigrantët. Bell njëkohësisht shtoi se ndikim mund të ketë edhe tek investimet, pasi biznesi mund të rivlerësojë situatën. “Integrimi i kufizuar i Shqipërisë në tregjet botërore në këtë situatë siguron një mbrojtje të rëndësishme, por ekonomia nuk është e paprekshme: rritja e eksporteve pritet që të ngadalësohet nga nivelet e larta të kohëve të fundit, dërgesat e emigrantëve mund të ndikohen dhe investitorët mund të rivlerësojnë rreziqet”, - tha Bell. Sipas tij, pritet që qeveria në këtë situatë të jetë më e matur në politikat e saj, për pasur situatën nën kontroll. “Natyrisht, qeveria nuk mund të ndikojë në ngjarjet e jashtme botërore, por mundet dhe duhet të ndërmarrë hapa shtesë për të rritur besimin në vend, pasi në klimën aktuale politikat është më mirë të jenë më të matura se ç’duhet. Kjo do t’i mundësonte Shqipërisë ta kalonte furtunën e këtyre kohëve të turbullta dhe përsëri të regjistronte një rritje ekonomike domethënëse midis 3.5 dhe 4 për qind në vitin 2009, me një inflacion të ulët dhe me një pozicion të përmirësuar të llogarisë korrente”, - tha Bell. Në të ardhmen, misioni rekomandon që të ruhet deficiti në vitin 2009 nën 4 për qind të PBB-së. Ky konsolidim i pozicionit fiskal do të forcojë besimin, do të rrisë qëndrueshmërinë e borxhit dhe do të kufizojë ngushtimin e aksesit në kredi të sektorit privat. Sipas Bell, projekt-buxheti, së bashku me një rritje të pritshme të tarifës me shumicë të energjisë së KESH-it dhe shtyrjen e parashikuar të uljes së normës së kontributeve të sigurimeve shoqërore për në 1 maj 2009, është në përputhje me këtë synim. Përveç domosdoshmërisë makroekonomike, misioni do të rekomandonte që çdo ulje në normat e sigurimeve shoqërore të presë një reformë të gjerë të pensioneve, që do të forconte lidhjen midis kontributeve dhe përfitimeve dhe do të jepte shtysa të rëndësishme për vetëzbatim. Kjo do të ndihmonte luftën kundër informalitetit dhe do t’i lejonte autoritetet që të mbështeten më pak në rregulloreve administrative penguese, që aktualisht krijojnë hapësira të konsiderueshme për interpretim dhe korrupsion. Pas përfundimit të programit të FMN-së, i nxisim autoritetet që të angazhohen për zbatimin e një rregulli fiskal të qartë, për të ankoruar politikat buxhetore, si p.sh. një kufi të përshtatshëm për shpenzimet, deficitin ose borxhin publik. Sipas FMN-së, inflacioni pritet të mbetet brenda objektivit të synuar, duke qenë se pritshmëritë për inflacionin janë të ankoruara mirë dhe presioni nga çmimet botërore të ushqimeve dhe të energjisë është ulur. “Banka e Shqipërisë duhet të vazhdojë të jetë e gatshme për t’iu kundërvënë çdo përkeqësimi në pritshmëritë për inflacionin, përfshirë këtu edhe nëpërmjet rritjes së normës së interesit. Me një sistem bankar solvent, likuid dhe me fitim, pritet që prirjet botërore të ndihmojnë në ngadalësimin e rritjes deri më tani shumë të shpejtë të kreditimit të brendshëm, çka ka përbërë shqetësim në të shkuarën”, - tha Bell.
Bode: Zgjedhjet e vitit 2009 nuk do ndikojnë në ekonomi
Ministri i Financave, Ridvan Bode, nuk parasheh ndikime negative në ekonominë shqiptare, që mund të vijnë si pasojë e një viti zgjedhor, siç është viti 2009. “Nuk është hera e parë që Shqipëria bën zgjedhje pa impaktuar zhvillimet në ekonomi. Janë bërë zgjedhjet në vitin 2005, në 2007-n dhe besoj se zgjedhjet e 2009-s do të jenë një pjekuri e ekonomisë shqiptare për të dëshmuar maturinë e nevojshme për të mos impaktuar përsëri zhvillimet në ekonomi. Administrata është e angazhuar, e motivuar dhe këto zgjedhje nuk do të mund të shkaktojnë asnjë lloj destabiliteti për sa u takon aspekteve fiskale dhe monetare”, - tha Bode. Sipas tij, ka ardhur koha kur klasa politike është maturuar dhe para së gjithash ajo do të respektojë interesat publike të qytetarëve dhe interesat e ekonomisë në radhë të parë. “Kur themi kemi rezerva të mjaftueshme, duhet të jeni të sigurt që është e vërtetë. Kemi rritur për vitin 2008 në krahasim me vitin 2007 të ardhurat fiskale mesatarisht 16–17 %, në një kohë kur taksat u përgjysmuan në krahasim me vitet e mëparshme. Dhe për vitin 2009, ne kemi parashikuar një rritje 9.7 % të të ardhurave në buxhetin e shtetit. Do të thotë se kemi ulur me rreth 50 % skenarët optimistë që kemi përdorur në vitin 2008”, - tha Bode. Ai nënvizoi se është bërë në funksion të kësaj maturie, për shkak të impakteve të mundshme apo zhvillimeve nga zgjedhjet. “Por unë jam i sigurt që zgjedhjet nuk do të impaktojnë ekonominë reale”, - garantoi Bode.
Fullani: Bankat të vazhdojnë mbështetjen e ekonomisë me kredi
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i bëri thirrje sistemit bankar, si atij vendas, ashtu dhe bankave mëma, që të analizojnë me kujdes ekonominë shqiptare për t’i dhënë asaj shanset reale nëpërmjet mbështetjes me kredi bankare, pavarësisht krizës globale. "Kredia bankare ka qenë faktor kyç për zhvillimin ekonomik të vendit e për rrjedhim, mendoj se ajo duhet të jetë e tillë edhe në të ardhmen", - deklaroi Fullani, në konferencën e përbashkët për shtyp me misionin e FMN-së. Guvernatori Fullani tha se biznesi shqiptar do të vazhdojë të jetë aktiv, largpamës dhe dinamik në zhvillimin e planeve të tij të biznesit. "Vetëm kështu, - tha ai, - do të bëhet e mundur që ai të jetë i kapitalizuar, fitimprurës dhe i kredituar nga sistemi bankar", ndërsa shtoi se biznesi duhet të bashkëpunojë më ngushtë me bankën, jo vetëm për të thithur kredi, por edhe konsulencë financiare, një element i domosdoshëm për stabilitetin afatgjatë të aktivitetit të tij.
Marrëveshje e re me FMN-në, vetëm pas zgjedhjeve
Qeveria shqiptare mund të nënshkruajë përsëri marrëveshje bashkëpunimi me FMN-në, por kjo do të ndodhë vetëm pas zgjedhjeve dhe lloji i saj nuk do të ketë objektiva dhe targete që duhen të plotësohen nga ekzekutivi shqiptar. Kjo është bërë e ditur nga ministri i Financave, Bode. “Do të përfundojë kjo marrëveshje dhe ne do të jemi ashtu si prej 15 vjetësh anëtarë të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Do të bashkëpunojmë ngushtë me FMN-në, sigurisht jo në marrëveshjet e tipit të deritanishëm, por me marrëveshje të përshtatshme për Shqipërinë. Deri në përfundimin e zgjedhjeve sigurisht që nuk është normale që ne të fillojmë negociata dhe të nënshkruajmë marrëveshje”, - ka sqaruar ministri i Financave. Ai tha se FMN është mirëpritur pas zgjedhjeve, për marrëveshje të tjera. “Ne presim që menjëherë pas zgjedhjeve, Fondi të rikthehet në Shqipëri dhe jemi të bindur që do të rikthehet në një situatë shumë të mirë ekonomike për vendin dhe Shqipëria do të ketë një marrëveshje me FMN-në krejt të ndryshme nga ajo që patëm deri më tani një marrëveshje, e cila do të ketë shumë pak objektiva, shumë pak parametra, por ne do të jemi përsëri të lumtur që do të bashkëpunojmë me FMN-në”, - tha Bode.
Nis projekti i dytë mbi menaxhimin dhe kontrollin e brendshëm financiar
Përmirësimi, forcimi i menaxhimit financiar dhe kontrollit të brendshëm, janë objekt i projektit të dytë të financuar nga Komisioni Evropian mbi "Zhvillimin dhe kontrollin e brendshëm financiar publik", PIFC II, për vitet 2008-2010. Në prezantimin e projektit, ndodheshin ministri i Financave, Ridvan Bode, ai i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli dhe ambasadori i Komisionit Evropian në Shqipëri, Helmuth Lohan. Ministri i Financave, Ridvan Bode, theksoi se reformat që po ndërmerren nga financat, synojnë rritjen e transparencës, efektivitetit dhe eficencës së parave të taksapaguesve shqiptarë nga institucionet publike, të ngarkuara me kryerjen e shërbimeve publike. Sipas Bodes, gjatë periudhës 2008-2010, përmes këtij projekti do të realizohet strategjia e qeverisë dhe kuadri ligjor për menaxhimin dhe kontrollin e brendshëm në Shqipëri. Ndërkohë, ambasadori i KE-së, Lohan u shpreh në fjalën e tij, se kontrolli publik financiar është një mjet efektiv i taksapaguesve shqiptarë. Sipas Lohan, Shqipëria ka përfituar nga programi i kontrollit financiar ndërsa nënvizoi se në vitin 2008 në progres-raportin për Shqipërinë, u theksua se nevojiten më shumë programe në fushën e kontrollit të brendshëm. "Kontrolli publik financiar tregon mënyrë efektive, që nga formulimi i buxhetit, zbatimi i tij në thesar, detyrimet fiskale dhe në të njëjtën kohë, të përfshijë dhe raportin për prokurimin e buxhetit", - u shpreh Lohan.