Roland Tasho, çel ekspozitën “I speak albanian” në Muzeun Kombëtar
Izaura Ndoj
Pas një suksesi me ekspozita brenda dhe jashtë Shqipërisë, mbrëm në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, Roland Tasho, ka çelur ekspozitën fotografike "I Speak albanian", e cila paraqet jetën e qindra emigrantëve që jetojnë dhe punojnë në Amerikë. Të pranishëm gjatë hapjes së ekspozitës ishin Ministri i TKRS, Ferdinand Xhaferaj, Ambasadori Withers dhe artistë të artit të fotografisë. Pas përfundimit të albumeve fotografike "L'Altra Albania" me emigrantët shqiptarë në Itali dhe "Urë -Ndërtuesit" me shqiptarët në Zvicër, libri me komunitetin shqiptar në Amerikë është i treti. Për gati 3 muaj qëndrimi në Amerikë në 120 fotografi ku përfshihen rreth 300 shqiptarë të suksesshëm në USA. Në këtë album dhe ekspozitë ka shqiptarë të emigracionit të vjetër dhe emigracionit të ri. Një pjesë e rëndësishme e këtij botimi janë dhe studentët, të cilët ndodhen në Universitete më të njohura të Amerikës. "Shqiptarët i gjeta të sistemuar", kishin gjetur vetveten sepse e tillë është Amerika e barabartë për të gjithë. Suksesin e shqiptarëve të Amerikës e gjeta në çdo fushë, kishte arkitektë, mjeke pedagoge, inxhinierë, ekonomistë, artistë dhe shumë të tjerë në pozicione kyçe fal hapësirës që të krijon jeta në Amerikë”, ka theksuar Tasho. Projekti është mbështetur nga ambasada Amerikane, Ministria e Turizmit, Kulturës,Rinis dhe Sporteve dhe Fondacioni SOROS. Së fundi në muajn prill Tasho u shfaq për publikun kryeqytetas me ekspozitën e cila paraqiti punën e Kooperacionit Italian për Zhvillim të Ministrisë Italiane të Punëve të Jashtme në Shqipëri gjatë njëzet viteve të fundit. Fotot e ekspozuara janë pjesë e koleksionit të fotografit Roland Tasho dhe dokumentojnë evoluimin e projekteve italiane në Shqipëri nga viti 2006. Është një tregim përmes imazheve në një nivel historik dhe kronologjik. "Në atë ekspozitë përfshihen investimet italiane në njëzet vitet e fundit. Në fillimet e mia më kanë bërë përshtypje sepse është një prezencë e madhe dhe investimeve italiane këtu, dhe njëkohësisht i kam fotografuar duke qenë dhe më dashamirës dhe më njohës të fotografisë. Aty janë rreth 65 fotografi të përmasave të ndryshme dhe sektorëve të ndryshëm të jetës sonë", tha Tasho. Një tjetër sukses për Tashon ka qenë ekspozita “Peisazhi” ku paraqiti momente të larmishme të natyrës shqiptare, nga veriu e deri në jug të vendit. Janë pamje të përzgjedhura, detaje që vetëm syrit të një fotografi i bëjnë përshtypje duke i ekspozuara ato brenda një kornize të shoqëruara me ngjyra të përpunuara, ekspresive dhe të theksuara. “Peizazh” është veçuar nga ekspozitat e tjera të Tashos, daljet shkojnë në 50 prezantime. Për rastësi, dhe numri i punëve të paraqitura në kolazhin ekspozues të tanishëm, përfshin deri në 55 tablo - natyrë që mbërrin për herë të parë në llojin e trajtesës së tij të brendshme si fotograf. Fotografitë u përkasin të gjitha hapësirave gjeografike të Shqipërisë, që nga Veriu e deri në Jug të saj, arkeologjia, arkitektura, bregu, malet, pamje qytetesh, lumenj etj., si dhe pamje në të gjithë përthyerjen gjeografike të vendit, duke synuar mrekullinë natyrore shqiptare. Tasho ka nisur të fotografojë në vitin 1982. Pas njëzet vjet veprimtari si fotoreporter, sot punon si profesionist i lirë. Që prej vitit 1992 ka realizuar më shumë se 40 ekspozita në Shqipëri, Itali, Francë, Belgjikë, Gjermani, Zvicër, Austri, Argjentinë, Greqi e Hungari.
12 Maj 2010