E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, Papandreu: “Në qershor, ndryshime në qeveri”



Kryeministri grek Jorgo Papandreu ka bërë të ditur se muajin e ardhshëm do të ketë ndryshime në qeveri. Ky vendim vjen pas reagimeve në radhët e partive opozitare, të cilat fajësojnë qeverinë për krizën dhe për keqmenaxhimin e situatës. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave ndryshimet mund të bëhen në qershor, pas presioneve të shumta për realizimin e planit qeveritar për kursim të rreptë. Një tjetër arsye e këtyre ndryshimeve mendohet të jetë edhe mosaprovimi i grupit të zgjedhur nga Papandreu për të drejtuar Ministrinë e Financave dhe atë të Ekonomisë, nga ana e deputetëve të partisë socialiste.
Dikasteret në fjalë drejtohen nga Jorgo Papakonstantinou dhe Luka Kaceli, të cilët mund të zëvendësohen nga eksponentë të rinj dhe më të përgatitur të PASOK.
Partitë
Kriza edhe rreziku i përshkallëzimit të dhunës po shtrojnë si çështje kryesore arritjen e konsensusit politik. Një çështje jo e lehtë kur u mbajt dje mbledhja e parë pas krizës e krerëve politikë nën drejtimin e presidentit. Partitë që i kanë përçarë interesat e ngushta partiake duket se ashkon as disfata. Kjo mund të thuhet në një masë të madhe për imazhin, që paraqet aktualisht politika greke, e cila ndërkohë dje hodhi hapin e parë në atë çka kupton dhe aspiron si të domosdoshme edhe qytetari i fundit i vendit për evitimin e katastrofës. Qoftë edhe i cunguar, siç vlerësohet, pasi në takimin me presidentin e Republikës, Papulias u gjenden përveç kreut socialist qeveritar Papandreu që pati edhe nismën, vetëm kreu i opozitës së djathtë Samaras si edhe ai i nacionalistëve Karaxhaferis. Por jo edhe krerët e dy partive të majta parlamentare, sekretarja e Partisë Komuniste Aleka Papariga dhe kryetari i partisë së majtë Siriza, Aleksis Cipras.
“Në radhë të parë duhej ta shpëtonim Greqinë para se të mund ta ndryshojmë,” deklaroi kryeministri grek Papandreu, duke dalë nga rezidenca presidenciale, ku pas informimit 50-minutësh të ministrit të Financave. Pasi tha se “duhet të lemë pas Greqinë e djeshme, të mungesës së transparencës dhe mungesës së meritokracisë, së një sistemi politik që u shërbente vetëm interesave të caktuara dhe jo interesit të përgjithshëm,” kryeministri drejtoi apel për “prezencën e të gjitha partive dhe qytetarëve në zbatimin e programit qeveritar ” dhe shprehu keqardhjen për mungesën në takim të dy krerëve të së majtës.
Ndihma
Qeveria greke ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që t’i jepet kësti i parë i ndihmës financiare, gjë që ka shkaktuar tronditje në bursat ndërkombëtare. Shkak janë bërë dyshimet se masat e marra nuk do të jenë të mjaftueshme për zgjidhjen e krizës së borxheve. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, indeksi në bursat aziatike dhe europianë shënoi rënie, ndërsa euro u dobësua pas forcimit të dy ditëve më parë. Athina zyrtare pret që pagesa e këstit të parë prej 20 miliardë dollarë të bëhet brenda muajit.
BE dhe FMN kanë siguruar gjithsej 750 miliardë euro për të ndihmuar vendet e rrezikuara nga kriza, 110 prej të cilëve janë vetëm për Greqinë.

12 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›