E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtypi për kryeministrin Braun



Faqet e para të gazetave britanike hapen të gjitha me lajmin se Gordon Braun do të largohet nga kreu i partisë deri në vjeshtë dhe pasiguria se në cilën anë do të kalojnë liberaldemokratët për t'i dhënë vendit qeverinë e pritshme. Për “GUARDIAN”, e hëna ishte një nga ditët më të jashtëzakonshme në politikën britanike, ku pajzashi u ndryshua nga lufta për pushtet. “THE TIMES” e përshkruan si një lojë pokeri mes tre vetave dhe kur Nik Kleg duket e qartë se do të hyjë në kabinet deri në fund të javës.
Ndërsa për identitetin e kryeministrit, gazeta beson se ky gjendet në dhuratën e udhëheqësit liberaldemokrat. Shumë gazeta përpiqen të bëjnë bashkë të gjitha zhvillimet dramatike të së hënës, që e bënë udhëheqësin Nik Kleg, të shkaktonte një shpërthim të jashtëzakonshëm të fishekzjarrëve politikë, që për gazetën ishin një "sajesë e shëmtuar" mes liberaldemokratëve dhe laburistëve. “DAILY TELEGRAPH” njofton për takimin e zotit Kleg me deputetët e partisë së tij, në momentin që po zbulohej marrëveshja e propozuar nga konservatorët për koalicion. “DAILY MAIL” thotë arranzhimi i pandershëm u mbars nga Lordi Mandelson dhe Alastair Campbell.

Rusi
Shpërthimet në minierë, 52 të vdekur

Dy shpërthimet në minierën e karbonit të Raspadskaia, në një rajon në Siberi kanë lënë të vdekur 52 persona. Në vendngjarje ka mbërritur edhe kryeministri rus Vladimir Putin. Gjendja paraqitet mjaft kritike, pasi në minierë kanë mbetur të bllokuar 48 punëtorë dhe trupa të ndihmës së shpejtë dhe autoritetet bëjnë të ditur se me kalimin e orëve bëhet më e vakët shpresa se dikush mund të nxirret në dritë ende i gjallë. Më shumë se 350 minatorë ishin në galeritë e nëntokës kur ndodhi shpërthimi i parë të shtunën në mbrëmje. Zyrtarët thanë se ndezja e gazit të metanit dhe pluhurit të qymyrit po hetohen si shkaqe të fatkeqësisë.

Spanjë
Hiri vullkanik bllokon aeroportet

Hiri vullkanik nga Islanda i ka detyruar autoritetet që t'i mbyllin aeroportet në Spanjë, por edhe në Marok, si dhe të mbyllin hapësirën ajrore mbi Turqi. Tre aeroporte në Spanjën jugore dhe katër në Ujdhesat Kanare u mbyllën. Maroku i mbylli pesë aeroporte mëngjesin e djeshëm, ndërsa fluturimet nga Stambolli u pezulluan për disa orë. Deri tani hiri vullkanik kishte prekur vetëm aeroportet e Europës. Meteorologët thonë se deri sa të pushojë aktiviteti i vullkanit në Islandë, aviacioni në Europë do të ndikohet shumë nga erërat që e përhapin hirin.

SHBA
Klinton i konfirmon Karzait mbështetje për Afganistanin

Shtetet e Bashkuara u zotuan të mos e braktisin Afganistanin.
Sekretarja e Shtetit, Hilari Klinton i bëri këto komente gjatë bisedimeve me presidentin afgan Hamid Karzai. Ajo tha se Uashingtoni është i përkushtuar ndaj Kabulit dhe se dy palët mund të kenë mospajtime pa i prishur lidhjet. Bisedimet e delegacionit afgan dhe palës amerikane u fokusuan në shqetësimet afgane për viktimat civile gjatë operacioneve të forcave ndërkombëtare kundër talebanëve, si dhe shqetësimet amerikane për korrupsion dhe qeverisje të dobët në Afganistan.

12 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›