Hysen Shoshori, vegël e persekutorëve të tij
07/04/2011 Reagon nënkryetari i të përsekutuarve të qarkut Shkodër, Zenel Drangu
Sipas tij, Shoshori nuk ka pasur dëshmitarë sepse është kapur në flagrancë
SHKODER- Kryetari i të persekutuarve të qarkut Shkodër, njëkohësisht dhe nënkryetar i përgjithshëm i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, Zenel Drangu, ka reaguar ndaj deklaratës së ish-të dënuarit politik Hysen Shoshori, i cili është shprehur se Kryeministri Sali Berisha ka dëshmuar kundër tij në gjyq. Sipas Drangut, deklarata e bashkëvuajtësit të tij është e pavërtetë dhe shpifje e qëllimshme e porositur nga komunistët e djeshëm dhe bijtë e tyre, socialistët e sotëm, që janë kundërshtarët politikë të kreut të PD-së, Sali Berisha. Nënkryetari i të persekutuarve të Shqipërisë Drangu theksoi se është e vërtetë se Shoshori ka rënë në burg për prodhim dhe shpërndarje traktesh dhe këtë nuk ia mohon askush, por ai ka harrur të përmendë faktin se është zënë nga sigurimi i shtetit me traktet kundra regjimit në duar dhe se u pat zbuluar dhe vendi se ku i shkruante dhe me çfarë i shkruante ato. Nisur nga këto fakte, Drangu e quan shpifje deklaratën e Shoshorit, pasi Sigurimi i Shtetit dhe regjimi i asaj kohe nuk ka pasur nevojë për dëshmitarë në rastet kur personat ziheshin në flagrancë. Duke mos mohuar për asnjë çast veprën që Shoshori ka kryer kundër diktaturës komuniste, Drangu u shpreh se demaskon shpifjet e këtij ish të dënuari politik, që me deklaratën e tij u shit tek bijtë e persekutorëve të tij. Në reagimin e tij, Zenel Drangu sulmoi jo vetëm ish-të dënuarin politik Shoshori, por edhe ish-kreun e Shoqatës së të Përndjekurve të Shqipërisë, Kurt Kola. “Kam pasur fatin e mirë që ta njoh personalisht në kampin famëkeq të Spaçit, të njoh karakterin dhe personalitetin e këtij njeriu, ndaj dhe flas pa rezerva si ndaj tij, ashtu edhe ndaj “Gjeneralit pa ushtarë”, Kurt Kolës. Ky i fundit vazhdon në linjën e persekutorëve duke shpifur poshtë e lart dhe duke u bërë palë me to. Të gjithë e dinë mirë se që në kohën e ish-kryeministrit Fatos Nano, mbi Kurt Kolën u hap një çështje penale për shpërdorim dhe përvetësim deri në 1,2 milionë dollarë, të cilat “iu falën”, pasi shkoi në Vlorë dhe demonstroi me tre gishta lart. Drejtësia vonon po nuk harron thotë populli. Fisit të Kurt Kolës duhet t’i vijë turp nga ai, pasi hodhi baltë mbi dhjetëra të pushkatuar nga baballarët e socialistëve të sotëm”, theksoi Zenel Drangu, kryetar i të persekutuarve të qarkut Shkodër dhe nënkryetar i përgjithshëm i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë. Ndërkohë Drangu është shprehur se pas deklaratave të fundit të këtyre dy të persekutuarve të shitur ka pasur me dhjetëra telefonata në adresën e tij. V. Abdyli