E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma “rrëmben” vendin e dytë në Serinë A

Kryeqytetasit me fitoren e pestë radhazi, përfituan edhe nga barazimi i Milanit përballë Bolonjes. Autori i golit të vetëm për skuadrën e Romës ishte i përhershmi Mirko Vucinic.Me këtë fitore Roma ngjitet në vendin e dytë me 44 pikë, duke parakaluar Milanin i cili ka një ndeshje më pak. Ndërkohë, nga kryesuesit e Interit, Romën e ndajnë 8 pikë, por kampionët kanë edhe një ndeshje më pak. Fiorentina "bie" në vendin e 11-të me 31 pikë. Javën e ardhshme skuadra e Prandelit do të luajë në fushën e Sampdorias, ndërsa Roma do të presë Palermon.Fiorentina-Roma 0-1 Fiorentina (4-3-2-1): Frey, De Silvestri (40' pII Santana), Gamberini, Kroldrup, Pasqual (39' pII Keirrison), Montolivo, Bolatti (13' pII Donadel), Vargas, Marchionn6, Jovetic, Gilardino. Trajner: Prandelli  Roma (4-2-3-1): Julio Sergio, Motta, Mexes, Juan, Riise, De Rossi, Pizarro, Taddei (36' pII Menez), Perrotta, Vucinic (45' pII Andreolli), Totti (1' pII Baptista). Trajner: Ranieri Gjyqtar: Rizzoli di BolognaShenues: 37' pII Vucinic Te verdhe: Perrotta, Marchionni dhe De Silvestri                                                                                              

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›