E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu: Tre kushtet për përmirësimin e gjykatave

Sipas tij, janë tre kërkesat kryesore për përmirësimin e punës në gjykata. Kushti i parë, sipas Spahiut, është “nevoja për një infrastrukturë më të mirë, ku gjyqtarët të mos marrin vendime në salla të vogla”, së dyti, nevoja për një rrogë më të lartë, në mënyrë që gjyqtarët të mos kërkojnë ryshfete dhe së treti nevoja për më shumë siguri ndaj gjyqtarëve, jo vetëm gjatë punës por edhe në jetën e tyre private. “Është bindja e të gjithë se drejtësia është standard për hyrjen në Bashkimin Evropian, por edhe këto që përmenda janë kushte për këto standarde. Në një demokraci të konsoliduar demokracia funksion nga ligjet dhe ligjet zbatohen nga gjyqtarët”, theksoi Spahiu para gjyqtarëve të mbledhur në analizën vjetore. Ai shtoi se ka ende shumë punë për të bërë, por ka theksuar se “natyrisht të gjitha këto nuk pengojnë përgjegjshmërinë tuaj”.Duke folur për gjykatat në veçanti, numri dy i KLD-së, tha se Gjykata e Tiranës është gjykata më e varfër jo vetëm në Shqipëri dhe në Evropë por edhe në shumë kryeqytete të Afrikës së Veriut dhe Amerikës Latine, edhe pse ka arkëtuar më shumë se të gjitha gjykatat e tjera të vendit.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›