Vrasja e ish-atletit në Kamëz, një në pranga
Policia dyshon se autor i krimit është shtetasi Avni Goca, 50 vjeç, nga Burreli, pronar i lokalit ku ndodhi vrasja e Rakipit. “Kemi dyshime të forta se Avni Goca është autor i vrasjes së ish-atletit. Po hetojmë në disa pista për të hedhur dritë mbi ngjarjen", thanë burime zyrtare nga policia. I arrestuari nuk e ka pranuar krimin para hetuesve, duke deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen, megjithatë gjithçka do të saktësohet pas përfundimit të hetimeve. Në shtëpinë e të arrestuarit, policia ka gjetur armë dhe municione, çka ka ngjallur dyshime të forta për punonjësit e hetimit. Megjithëse krimi nuk është faktuar ende, gjithsesi i arrestuar Avni Goca do të qëndrojë në burg për “armëmbajtje pa leje”.