Roma Montela trajneri i ri i verdhekuqeve
Ish-futbollisti i Romes Vincenco Montela eshte trajneri i ri i kryeqytetasve. Vendimi eshte marre dje nga drejtuesit e klubit pas largimit te Klaudio Ranierit. Bisedimet mes klubit dhe ish-sulmuesit verdhekuq u mbyllen ne menyre te rrufeshme pasi ekzistonte nje vullnet i perbashket per te nenshkruar. Prezantimi i Monteles eshte bere dje pasdite ndersa sot ai do drejtoje edhe seancen e pare stervitore. Nderkohe trajnere me emer italiane si Macone apo drejtuesi i kombetares esare Prandeli i kane dale ne mbrojtje vendimit te Ranierit i cili u largua pas humbjes 4-0 ne Xhenova duke e konsideruar doreheqjen e tij si veprim te nje njeriu te madh dhe me shume dinjitet.