E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana Hyka Golat nje problem por Vllaznine e mundim

Kater ndeshje radhazi pa fitore por fatmiresisht edhe pa humbje pasi Tirana ka ditur te ruaje bardhesine pa gola kunder kundershtareve si Skenderbeu Besa Teuta dhe se fundmi me Shkumbinin. Radhen e ka Vllaznia e cila vjen pas nje fitoreje bindese me Elbasanin. Kete shterpesi e konfirmon edhe mesfushori i Kombetares Jahmir Hyka. Morem nje tjeter barazim kete here me Shkumbinin ne fushen tone. Nje rezultat aspak i kenaqshem por megjithate nuk duhet te demoralizohemi pasi kampionati vazhdon. Ne nuk eshte se luajtem keq kunder peqinasve pasi loja u zhvillua vetem ne nje porte mirepo kemi mjaft probleme ne finalizim. Goli po behet gjithnje e me i veshtire per tu gjetur por kjo nuk do te zgjase shume. Megjithate mendoj se edhe fati na mungoi pasi personalisht kisha nje rast te arte ne minutat e fundit te ndeshjes por fatkeqesisht topi nuk donte te shkonte ne rrjete. Tani duhet te perqendrohemi te sfida e radhes. Ne kete ndeshje luhet fati yne pasi ne rast se fitojme do i mbajme gjalle shpresat per Kupat e Europes u shpreh Hyka.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›