E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e juristes Trashani pranga taksistit te autorit

/ /

Sipas policise i dyshuari eshte Abedin Mulaj 41 vjec me profesion taksist. Ai akuzohet se ka derguar autorin drejt vendit te krimit por e ka pritur dhe me pas e ka larguar prej andej duke e ndihmuar ne arratisje. Keto te dhena te siguruara nga policia jane pjese e deklarimeve te dhena prej vete te arrestuarit gjate deshmise se tij para oficereve te grupit hetimor. Nga ana tjeter policia tha dje zyrtarisht se eshte identifikuar autori i vrasjes se kusherires se deputetes Arenca Trashani por emri i tij nuk behet publik per arsye hetimi. Burimet konfirmuan se nisur nga deshmia e taksistit te arrestuar por edhe verifikimet ne sistemin TIMS rezulton se autori i ngjarjes eshte larguar nga Shqiperia ne drejtim te Gjermanise mengjesin e dates 2 shkurt pikerisht pasi kishte vrare dhe me pas kishte djegur 32-vjecaren. Per kete arsye policia e kryeqytetit ka kerkuar ndihmen e Interpolit qe te shpalle zyrtarisht ne kerkim nderkombetar te dyshuarin kryesor per vrasjen e juristes Trashani.
DESHMIA E TAKSISTIT
Gjate deshmise se tij taksisti Abedin Mulaj eshte shprehur se nuk e njeh autorin e ngjarjes. I arrestuari ka thene se vrasesi ka qene nje klient i rastesishem qe e ka paguar mire per sherbimet qe do ti kryente. Taksisti ka deklaruar se autori ka hipur ne mjetin e tij ne afersi te 21 Dhjetorit ne Tirane dhe i ka kerkuar qe ta dergonte ne afersi te Zogut te Zi ne rrugen Muhabet Gjollesha. Kur ka arritur ne destinacion ne nje bllok pallatesh te vjetra autori i ka kerkuar qe ta priste ne oborrin e pallatit pasi nuk kishte shume vonese dhe do te udhetonte prape me te deri ne nje tjeter vend. Sipas burimeve Mulaj eshte shprehur se i dyshuari pasi ka zbritur nga taksia e tij eshte takuar poshte pallatit me nje vajze te cilen ai nuk ishte ne gjendje ta pershkruante per shkak te erresires dhe me pas eshte ngjitur lart bashke me te. I arrestuari Mulaj ka deshmuar gjithashtu se nuk ka qene ne gjendje te fiksoje oren e sakte se kur ka zbritur klienti i tij por sipas tij kishte kaluar mesnata e dates nje shkurt duke gdhire data 2. Autori me pas i ka kerkuar qe ta transportonte drejt Aeroportit te Rinasit pasi e kishte me nxitim sepse do te udhetonte jashte vendit. Gjate kohes qe ai ndodhej ne taksi fliste vazhdimisht ne telefon ka treguar taksisti dhe sipas tij nga bisedat rezultoi qe ai do te udhetonte drejt Gjermanise. Ai ka treguar gjithashtu se ka vene re njolla gjaku ne makine pasi ka zbritur i dyshuari por me vone nuk ka pasur mundesi qe ta pyeste se cfare kishte ndodhur.
MOTIVET
Grupi hetimor nuk jep shume te dhena per autorin e krimit por mesohet se ai tashme eshte identifikuar eshte shpallur ne kerkim nderkombetar dhe eshte nje prej ish-te dashurve te juristes Aurora Trashani. Sipas burimeve motivi i ngjarjes dyshohet te kete qene xhelozia per ndonje lidhje te mundshme paralele por paraprakisht eshte klasifikuar edhe si krim pasioni nisur nga rrethanat dhe menyra se si ka ndodhur ngjarja.

Djegia aksidentale qe rezultoi te ishte vrasje

Diten e ngjarjes per disa ore vrasja e juristes Aurora Trashani me 2 shkurt 2011 u konsiderua si nje vdekje e shkaktuar nga asfiksia dhe plage te shkaktuara nga nje zjarr aksidental qe kishte rene ne banesen e saj. Gjithcka eshte rrezuar nga mjeket ligjore te cilet duke kryer autopsine e viktimes kane zbuluar plage te shkaktuara me mjete prerese dhe grupi hetimor eshte rikthyer ne vendngjarje per verifikime me te hollesishme jo me per nje ngjarje aksidentale por per vrasje. Sipas raportit mjeko-ligjor Aurora Trashani vec plageve te djegies dhe asfiksise kishte marre edhe goditje thike ne pjesen e kraharorit dhe te qafes. Vdekja e saj ka ardhur nga goditjet me thike dhe jo nga asfiksia e as nga plaget e shkaktuara nga zjarri. Autori pasi ka kryer vrasjen i ka vene flaken shtepise ne menyre qe ngjarja te dukej si aksidentale dhe me pas eshte larguar nga vendi i ngjarjes.

ETLEVA DELIA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›