E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkumbini 3 milione per barazimin ne kryeqytet

Barazimi i arritur te dielen ne kryeqytet ndaj Tiranes tregon se Shkumbini eshte duke kaluar nje moment te mire. Kryebashkiaku i Peqinit Ilir Rrushi eshte shprehur optimist per skuadren bardhekalter duke kerkuar qe Shkumbini te renditet ne gjashte me te miret e Kategorise Superiore. Mendoj se ne ndeshjen ndaj Tiranes skuadra jone e ka merituar plotesisht piken e marre. Gjate gjithe lojes ka luajtur si i barabarte ndaj nje ekipi qe ka mjaft emra te spikatur ne perberje. Une do te thosha se e prisnim qe Shkumbini te merrte nje rezultat pozitiv pasi ecuria e javeve te fundit ishte deshmi e plote se skuadra jone eshte rikthyer bindshem ne kampionat. Skuadres do ti shperndahen 3 milione leke per piken e marre ndaj Tiranes. Me heret kemi dhene premiot per piken e marre ne Shkoder ndaj Vllaznise si dhe premion per fitoren ndaj Elbasanit. Faktikisht ne shpresonim qe ndaj Tiranes te merrnim piket e plota dhe natyrisht qe premio do te ishte akoma me e madhe ka pohuar kryebashkiaku i Peqinit Ilir Rushi i cili eshte edhe pjese drejtuese e Shkumbinit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›