Roma dhe transferi i radhës

Roma vazhdon të jetë aktive në tregun e transfereve. Pasi javë me parë e shiti portierin Stekelenburg, Roma e ka gjetur pasuesin e tij. Morgan De Sanctis do të jetë gardiani i portës romake për këtë edicion.
Ish portieri i Napolit është zyrtarizuar te Roma. 500 mijë euro i ka kushtuar Romës blerja e tij. De Sanctis ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare me skuadrën e Garcias./Indeksonline/