E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tata merr Barcën në dorë

Gerardo Martino mbërriti në Barcelonë ku do të marrë drejtimin e skuadrës katalanase pas largimit të Tito Vilanovas nga stoli blaugrana. Argjentinasi u ul në aeroportin ndërkombëtar të Barcelonës gjatë orëve të pasdites të së enjtes, i shoqëruar nga asistenti i tij, Jorge Pautasso dhe stafi i përbërë nga Marcelo Fernandez e Elvio Paolorosso.

Pasi shkeli në tokën spanjolle, Martino vizitoi selinë e klubit, ndërsa prezantimi zyrtar i teknikut do të bëhet të premten rreth mesditës.

"Tata" do të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare me Barcelonën dhe gjatë ceremonisë së ormave do të jenë të pranishëm edhe Presidenti Sandro Rosell, Drejtori Sportiv, Andoni Zubizarreta.

Kjo është eksperienca e parë si trajner për Martinon në Europë pas sukseseve të tij në Paraguaj dhe me kombëtaren e këtij vendi. Përpara disa ditësh ai u largua nga stoli i Newell's Old Boys, skuadër me të cilën u kualifikua deri në gjysmëfinalen e Copa Libertadores./indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›