Opozita në kërkim të koalicionit parazgjedhor
Prishtinë - Në Kosovë kanë nisur përpjekjet për krijimin e koalicioneve parazgjedhore, pavarësisht kundërshtimeve që Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi kanë treguar lidhur me moszhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme gjatë këtij viti.
Drejtuesit e Partisë Reformiste ORA, Partisë Socialdemokrate dhe të Partisë së Drejtësisë kanë nisur bisedimet për formimin e një koalicioni të përbashkët parazgjedhor.
Mediat e Prishtinës publikojnë se krerët e këtyre subjekteve politike, Teuta Sahatçija e ORA-s, Ferid Agani i PD-së dhe Agim Çeku i PSD-së, kanë zhvilluar një takim pa praninë e mediave. Gjatë takimit ëhstë biseduar gjithashtu edhe për bashkërendim të aktiviteteve të përbashkëta. Në takim është biseduar po ashtu edhe për mundësinë e krijimit të një koalicioni parazgjedhor ndërmjet ORA-s, PD-së dhe PSD-së, kanë deklaruar burime të rezervuara për KTV.
Ndërkohë, Kryetarja e ORA-s, Teuta Sahatçija, ndonëse nuk e ka mohuar mbajtjen e një takimi të tillë, ka deklaruar se për lidhjen e koalicionit ende nuk ka diçka konkrete.