Nafta zyrtare libiane kercenojne hapur

“Do të japim jetën për naftën, … edhe do të vrasim për naftën… shkruajeni me tituj të mëdhenj, bëjeni të bujshme… si të doni. Ne do të vrasim dhe do të vdesim për naftën”. Zëdhënësi i qeverisë libiane, Moussa Ibrahimm bëri kështu të qartë qëndrimin e kabinetit të Muamar Gadafit ndaj kujtdo që do të mundohet të shtjerë në dorë arin e zi të Libisë. Në një prononcim për mediat, ai bëri të ditur se ushtria mbroi qytetin bregdetar të Bregas në lindje pas një sulmi të përbashkët të NATO-s dhe rebelëve.
Ndërkaq, Tripoli zyrtar njoftoi se ka ndërprerë bashkëpunimin me kompaninë italiane energjitike, ENI, prezente në Libi që prej 1950, ndwrsa kryeministri Ali Al-Mahmoudi tha se qeveria e tij ka ndërprerë çdo lloj bashkëpunimi ekonomik me Italinë dhe firmat e saj. Kreu I kabinetit libian ftoi firmat amerikane të investojnë në vend, sepse sikurse u shpreh ai- Washingtoni nuk ka një rol të drejtëpërdrejtë në bombardimet e NATO-s mbi Libi.
“Respektojmë vendimin e Shteteve të Bashkuara për t’I dhënë fund bombardimeve mbi Libi dhe jemi të gatshëm për çdo lloj bashkëpunimi me SHBA-në”.
Një tjetër shqetësim për ndërkombëtar paraqet “plani vetëvrasës” i ideuar nga vetë Kolonel Gadafi për të hedhur në erë Tripolin në rast sulmi nga rebelët. Plani është zbuluar nga i dërguari rus për Libinë, Mikhail Marguelov.
Konflikti në Libi filloi me rebelimin kundër rregjimit 41- vjecar të Gadafit, por që shumë shpejt u kthye në lëvizjen më të përgjakshme të lëvizjeve antiqeveritare të rajonit të njohur ndryshe si “pranvera Arabe” .