E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma eleminohet nga Liga e Kampionëve

Roma është mposhtur edhe në ndeshjen kthyese nga Shakhtar Donetsk me rezultat 3-0, për t`u eliminuar nga Liga e Kampionëve që në këtë fazë.

Takimi i parë i zhvilluar në kryeqytetin italian përfundoi me rezultat 3-2 për ukrainasit, të cilët tani kualifikohen për herë të parë në një çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm prej 6-2.

Tomas Hubschmann (18’), Willian (58’) dhe Eduardo (87’) rezultuan tragjikë për Romën që përshëndetet nga Liga e Kampionëve në fazën e parë të eliminimit direkt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›