Louis van Gaal iken nga Bajerni ne fund te sezonit

Trajneri i Bajernit të Mynihut Louis van Gaal do të largohet nga skuadra në fund të këtij sezoni. Lajmi është konfirmuar nga klubi bavarez, i cili pas një mbledhje të gjatë të drejtuesëve ka dalë me një komunikatë për shtyp, duke bërë të ditur se palët kanë rënë dakord. Kontrata e Van Gaal skadonte në shtator në vitit 2012, por paraqitja e dobët e skuadrës që ka zbritur në vendin e pestë të kampionatit gjerman ka përshpejtuar fundin e vanturës së trajnerit me formacionin bavarez.
Ish-trajneri Ajaksit, Barcelonës dhe kombëtares hollandeze drejtoi Bajernin e Mynihut në fitimin e kampionatit dhe Kupës sezonin e fundit. Po ashtu, gjermanët arritën të kualifikoheshin për në finalen e Ligës së Kampioneve ku u mundën nga Interi. Paraqitja e sezonit të fundit është shumë ndryshe nga ajo e këtij kampionati. Bajerni renditet në vendin e pestë të Bundesligës, ndërsa u eliminua nga Shalke në ngjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë.
Skuadra bavareze është në garë në Ligën e Kampioneve, ndërsa është shumë pranë kualifikimit për në çerekfinalet e saj, pasi fitores 1-0 në fushën e Interit në ndeshjen e vajtjes. Kjo e curi por dhe raporti i vështirë i Van Gal me drejtuesit e klubit kanë bërë që aventura e trajnerit hollandez të skuadra bavareze të mbyllet në fund të këtij sezoni.
Nertan Prifti