Afrohet Chelsea ne krye te Premier League

Chelsea mundi Blekpul 3-1 ne takimin e fundit te javës se 29 te premier ligës angleze, duke u afruar tashme edhe me tre pike me shume me kryesuesit e Mançester United. Ne ?Blofild Rooud?, i vetmi lajmi i keq për kampionet ne fuqi te Anglisë ishte 90 minuta te tjera shterpe për blerjen me te re Fernando Torres, i cili akoma nuk i është gëzuar golit te pare me fanellën e londinezeve. Te tre golat mbajtën firmat e legjendave te Chelsea. Ne minutën e 20 specialistit Xhon Terri me koke mposhti portierin kundërshtar. Blutë e Ancelotit ja arritën te administronin rezultatin ne pjesën e pare edhe pse presioni ishte shume i madh ne fund kur Puncheon mund te kishte barazuar shifrat. Ne pjesën e dyte pati vetëm një dialog, atë te londinezeve. Ne minutën e 62 radha i erdhi Frenki Lampard te dyfishonte shifrat kur ktheu ne gol një penallti te marre nga Salomon Kalu. 4 minuta me vone mesfushori i Chelsea shënoi golin e dyte personal dhe te tretin për skuadrën e tij. Goli i nderit për vendasit u shënua 4 minuta nga përfundimi nga Xheson Puncheon, i vetmi lojtar i rrezikshëm për Blekpul ne këtë ndeshje. Me këtë fitore Chelsea çimenton vendin e 4 me 51 pike, 9 me pak se Mançester United ne krye te renditjes, por edhe me një ndeshje me shume për te luajtur, atë kundër Birmingem.
Shpërndaje